Lojërat

Përfundon DotA Tournament në Matrix. Explode dominon

Oct 3 2010
0 Shpërndarje
Përfundon DotA Tournament në Matrix. Explode dominon

E përderisa lajmi për GameWorld CS League fitoj vëmendjen e gjithë CS gejmerëve, siç duket fanatikët e lojërave strategji me gjithë kushtet jo të mira arritën ta organizonin një turne një-ditësh në Prishtinë. Për dallim nga turnetë e kaluara të po kësaj loje që karakterizoheshin me ekipe pjesëmarrëse në përbërje nga 3 lojtarë, ky i fundit vëri në sprovë ekipet pjesëmarrëse të përbëheshin prej 5 lojtarëve ashtu siç një turneu i ka hije.

Me një numër të vogël të ekipeve dhe pas shortit që u mbajt të Premten, turneu filloj sot në mëngjes duke filluar me explode kundër askme, secret kundër oldschool dhe matrix kundër tmoqmit. Pas disa momenteve me tension dhe koncentrim, ndeshjet e para përfunduan me fitoren e explode dhe në anën tjetër me fitoren e secret. Ishte rradha e ndeshjes së dy kualifikuesve të parë, explode kundër secret, dhe siç duket explode u treguan më të shkathtë në dominim duke mundur kështu rivalin e tyre, secret. Ndeshja e tmoqmit kundër matrix përfundoj me fitoren e matrix të cilët siguruan gjysmëfinalen me ekipin që po dominonte, explode.

Pasi që turneu mbahej sipas sistemit Winner/Loser, humbësit patën edhe nga një shancë ta tregojnë veten e tyre duke u rradhitur në Loser Brackets. Ekipi oldschool si fitues prej ndeshjes së parë, siguroj ndeshjen kundër tmoqmit. Por ata edhe këtë herë nuk e patën fatin t’i afrohen gjysëmfinales duke ja dhuruar vendin ekipit rival.

Ekipi që arriti finalen ishte ekipi vendas, matrix, ndërsa aty e priste explode. Siç duket, gatishmëria dhe eksperienca e explode si një ekip i përgatitur mirë e bëri që ex ta mposhtë edhe njëherë matrix dhe ta merrte finalen me një çmim prej 110 euro.

Replay-at mund t’i gjeni në bordin e dedikuar turneut në forumin e gameworld.al.

Lajmet e fundit>