Lojërat

Përdoruesit e PlayStation Plus marrin falas Resident Evil Chronicles, ICO, Liberty City Stories

Sep 1 2013
0 Shpërndarje
Përdoruesit e PlayStation Plus marrin falas Resident Evil Chronicles, ICO, Liberty City Stories

Abonentët e PlayStation Plus mund të marrin Resident Evil Chronicles HD Collection, Ico, GTA: Liberty City Stories dhe më tepër pa pagesë si pjesë e Koleksionit të Lojërave të Çastit për muajin shtator, ka lajmëruar specialistja e lartë e komunitetit, Kristine Steimer, në blog të PlayStation.

Lojërat do të ofrohen në Koleksionin e Lojërave të Çastit në kohëra të ndryshme përgjatë muajit shtator. Resident Evil Chronicles HD Collection do të jetë oferta e parë e muajit që do të ndiqet më pas nga versioni i ri-përpunuar në HD i lojës ikonike të PlayStation 2, ICO. GTA: Liberty City Stories, Rayman Origins për PS Vita dhe lojëra me gjuajtje Galaga Legions DX po ashtu do të jetë falas për abonentët e PlayStation Plus në muajin shtator. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>