Lojërat

Përditësohet Xbox One, sjell njoftime të përmirësuara për shokët

Apr 15 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet Xbox One, sjell njoftime të përmirësuara për shokët

Microsoft është duke e lëshuar një përditësim të sistemit për Xbox One duke filluar nga tani dhe do ta bëjë zgjerimin gjatë ditëve të ardhshme, që përfshin veçoritë si një shirit i progresit që tregon ruajtjet e lojës dhe përditësimet e aplikacionit, njoftimet që ju tregojnë kurdo që ndonjë shok kyçet në Xbox Live dhe ri-ndezja e heshtur pas përditësimeve të sistemit.

Përveç të tjerash është bërë edhe përmirësimi i zërit dhe i lëvizjeve në Kinect, pastaj cilësi më e mirë për video, etj. Për më tepër, mund të lexoni në lajmin e bërë në blogun e Microsoft-it për Xbox One. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>