Lojërat

Përditësohet PlayStation 4 në versionin 4.01

Oct 3 2016
0 Shpërndarje
Përditësohet PlayStation 4 në versionin 4.01

Një përditësim i ri në PlayStation 4 tashmë është i disponueshëm por mos prisni ndryshime drastike e as risi.

Ditën tjetër kur do të ndizni konsolën do të vëreni se PlayStation 4 ka kaluar në versionin 4.01. Ka një madhësi prej 312.4 MB dhe synon përmirësimin e performancës së sistemit. Thuhet se me këtë përditësim Sony ka përmirësuar ndjeshëm stabilitetin.

Përditësimi i fundit madhor i konsolës ishte version 4.00 në Shtator. Solli dosjet e menaxhimit të aplikacioneve dhe lojërave ndërsa disa menu i ridizenjuan. PS4 4.00 gjithashtu shtoi mbështetjen për efektet HDR në PS4s. (GameWorld Albanian)

Tags >

PS4
Lajmet e fundit>