Lajme lojërash

Përditësohet Call of Duty: Advanced Warfare për Xbox 360 dhe PlayStation 3

Nov 24 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet Call of Duty: Advanced Warfare për Xbox 360 dhe PlayStation 3

Versioni për Xbox 360 dhe PlayStation 3 i Call of Duty: Advanced Warfare është përditësuar me disa arnime dhe përmirësime, ka lajmëruar zhvilluesi Sledgehammer Games. Arnimi rregullon që gjuajtësi dhe sfidat e fshehjes të mos rikthehen në gjendjen fillestare kur keni Prestigj, problemet me mos-përditësimin në mënyrë korrekte të Ping Bar, rregullimet e sfidave për zhbllokim të mostrave të fshehjes së armëve dhe shton mundësinë për të zhbllokuar opsionet e eSports Rule në Ndeshje Private. Më e rëndësishmja është rregullimi i një problemi që iu shkaktonte lojtarëve që të dalin në formën spektator kur ata provonin t’i bashkoheshin një ndeshjeje.

Sidoqoftë, disa përdorues janë duke raportuar që pasi e kanë bërë shkarkimin e arnimit, loja e tyre ngec gjatë futjes ose në fund të ndeshjeve me shumë lojtarë, në veçanti në PlayStation 3. Sledgehammer shpjegoi po ashtu që procesi i vet i zhvillimit të përditësimit është të paraqiten dhe verifikohen ndryshimet në sistemet e gjeneratës së tanishme së pari, e më pas të zbatohen këto ndryshime tek gjeneratat e tjera sa më parë që të jetë e mundur.

Javën e kaluar, publikuesi i Advanced Warfare, Activision lajmëroi që loja është “lëshimi më i madh argëtues” i vitit 2014, që tejkalon të gjitha lojërat e tjera, madje edhe filmat që janë lëshuar deri tani këtë vit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>