Lojërat

Përditësimi i Xbox One sjell lëshuesin e ri dhe përmirësime të aplikacionit SmartGlass

Sep 3 2014
0 Shpërndarje
Përditësimi i Xbox One sjell lëshuesin e ri dhe përmirësime të aplikacionit SmartGlass

Përditësimi madhor i shtatorit nga kompania Microsoft për konsollën Xbox One është duke u lëshuar tani për konzolla, vetëm një muaj pasi kompania e vuri atë në dispozicion për testuesit e përzgjedhur. Përditësimi përfshin një numër të përmirësimeve që kanë të bëjnë me integrimin e TV-së në Xbox One, duke përfshirë një opsion për ndezje në TV, udhëzim i shkurtër për TV të drejtpërdrejtë dhe një zgjerim të të dhënave udhëzuese për OneGuide TV të Microsoft-it për Brazilin, Meksikën, Austrinë dhe Irlandën.

Veçoria më e madhe është një aplikacion i ri për lëshim të mediave që iu mundëson poseduesve të Xbox One që të lëshojnë skedarë nga pajisjet e vendosura në portet USB. Mbështetja për kodekët është e fuqishme dhe Microsoft planifikon që të mbështes formatet e GIF-ve të animuar dhe MKV-ve në fund të vitit. Lëshuesi mediatik i Xbox One do të mbështes edhe lëshimin DLNA në fund të vitit, por për momentin mundëson lëshimin vetëm të USB-së.

Përditësimi më i fundit për Xbox One nga Microsoft përfshin përmirësimin e aplikacionit SmartGlass të kompanisë përgjatë telefonave dhe tabletëve që përdorin iOS, Android dhe Windows. Ju tani mund të postoni statuse dhe komente në Furnizuesin me Veprimtari të shokëve dhe të shpërndani video nga lojëra me të tjerët. Incizimi i pjesëve nga loja është përditësuar në SmartGlass, së bashku me mbështetjen për porositë e tematizuara për bisedat në Xbox Live. Përditësimet e SmartGlass-it përfshijnë po ashtu mundësinë për të transmetuar TV-në në aplikacion, ndonëse do të ju duhet një pajisje e re ndihmëse për TV për ta përdorur këtë.

Microsoft ka përditësuar aplikacionin e vet që t’ua mundësojë lojtarëve që të bëjnë largimin e njerëzve nga grupet dhe me lehtësi të shohin statusin e veprimtarisë së shokëve brenda grupit dhe shtoi mbështetje për ndezje “Xbox On” për Australinë, Kanadanë, Italinë, Spanjën dhe Meksikën. Përditësimi i fundit është në dispozicion tani dhe do të instalohet automatikisht për poseduesit e Xbox One duke përdorur formën Instant On. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>