Lojërat

Përditësimi i ri i Mafia III sjell më shumë opsione modifikimi për makinat

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
Përditësimi i ri i Mafia III sjell më shumë opsione modifikimi për makinat

Ka mbërritur një përditësimin i ri për video lojën Mafia III duke shtuar opsione të reja të modifikimit të makinave dhe një modalitet gare.

Modifikimi i makinave ka qenë një prej kërkesave më të mëdha të adhuruesve bëri të ditur publikuesi në një postim në blog. Përditësimi më i fundit shton 10 opsione modifikimi ku gjashtë prej tyre duhet të zhbllokohen duke luajtur.

Për të modifikuar makinat duhet të vizitoni një prej gjashtë vendodhjeve të garazheve të Big Rick. Aty mund të shtoni elementë të ndryshëm si marmita, disqe, supercharger e shumë të tjera. Me përditësimin e ri, numri i opsioneve të modifikimit shkon në 50 tashmë.

Së fundit, modaliteti i garës. I disponueshëm tashmë, ky modalitet përmban 12 gara ku gjashtë janë pista dhe gjashtë të tjera gara nga pika në pikë. Për të marrë pjesë në garë duhet të qëndroni me drejtuesit e saj.

Sa më lart të ngjiteni në klasifikimet e garave, aq më shumë opsione modifikimesh do të përfitoni. Karakteri kryesor i lojës do të ketë tre veshje të reja.

2K bëri të ditur se më shumë përditësime falas do të vinë në Mafia III vitin e ardhshëm. Në Nëntor, vetëm një javë nga debutimi, Mafia III ishte shitur në 4.5 milion kopje. (GameWorld Albanian)

Tags >

Mafia III
Lajmet e fundit>