Një përditësim i ri për SimCity rregullon disa probleme serioze, duke përfshirë këtu dhe ato me trafikun. Në përmirësimet e përditësimit 1.7 përfshihen:
-Rregullim në kontrollin e trafikut.
-Makinat e emergjencës do të udhëtojnë në korsi të veçantë për të shmangur trafikun.
-Makinat e emergjencës kanë prioritet ndaj makinave të tjera.
-Të gjitha ndërtesat mund të prishen duke përdorur buldozerin.
-Përmirësim në kompjuterët me specifika të ulëta.
-Serveri i ri Asia 2 do të dalë të martën pasdite
SimCity doli më 5 mars bashkë me probleme shumë të mëdha në serverë të cilat e bënë lojën të pamundur për tu luajtur. Loja shiti 1.1 milionë kopje në 2 javët e saj të para. (GameWorld Albanian)