Lojërat

Përditësimi i radhës i GTA V ka të bëjë i gjithi me vjedhjen e makinave

Dec 2 2016
0 Shpërndarje
Përditësimi i radhës i GTA V ka të bëjë i gjithi me vjedhjen e makinave

Rockstar Games hodhi dritë mbi përditësimin e radhës së Grand Theft Auto V në modalitetin me shumë lojtarë. I quajtur “Import/Export,” ekspansioni i ri ka të bëjë i gjithi me vjedhjen e makinave ekzotike.

Rockstar tha se një sërë serish të reja në ndjekje të kriminelëve do të jenë të dipsonueshme. Ekspansioni Further Adventures in Finance and Felony hapi rrugën drejt mundësisë për tu bërë CEO dhe drejtuar një organizatë.

Ndërsa me Import/Export mund të përvetësoni, përshtatni dhe rishitni makinat për fitime të mëdha. Gjithashtu ky përditësim sjell ndërtesat ku përdoruesit mund të ruajnë makinat e tyre.

Do të keni mundësi të ndërtoni ndërtesa ekzekutive dhe garazhe që mbajnë deri në 60 makina.

Import/Export vjen këtë muaj në PlayStation 4, Xbox One dhe PC falas pa ndonjë datë specifike. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>