Lajme lojërash

Përditësimi i Nvidia Shield zhbllokon mijëra lojëra për Android

Oct 29 2013
0 Shpërndarje
Përditësimi i Nvidia Shield zhbllokon mijëra lojëra për Android

Një përditësim madhor i Nvidia Shield do t’iu mundësojë poseduesve që të operojnë konsollat e tyre përgjatë televizioneve të tyre dhe të luajnë një mori më të gjerë të lojërave për Android që nuk mbështesin kontrolluesit.

Nvidia Shield, që bashkon një kontrollues në madhësi të plotë të lojërave dhe një paraqitje prej 5 inç në një pajisje që mbahet në dorë, është përditësuar gjatë të hënës. Përditësimi lidh disa veçori të reja me sistemin operativ Jelly Bean të Androidit. Konsolla më parë punonte në Android 4.2.1.

Nvidia zbuloi që Mostra e re e Konsollës Shield, iu mundëson lojtarëve të fusin pajisjen e tyre në televizor me një kabllo HDMI. Shield mund të veprojë më pas si një konsollë e lojës, duke reaguar ndaj kontrolluesit me Bluetooth për të luajtur lojërat e Androidit dhe për të shikuar filma. Ai po ashtu punon me teknologjinë e transmetimit të Shield-it për PC për të transmetuar lojëra nga një kompjuter i përshtatshëm në TV prej 720p.

Veçoria tjetër e freskët është GamePad Mapper, që zhbllokon mijëra lojëra të Androidit duke mundësuar luajtjen e tyre. Lojtarët mund të krijojnë një profil për çdo lojë që përfshin joystick, butona dhe gjeste virutale në kontrollimet fizike të Shield-it, për lojërat si Angry Birds dhe Jetpack Joyride. Ata mund të shpërndajnë këto skema të kontrollit me shokët e tyre ose të shkarkojnë ato që janë zhvilluar nga Nvidia.

Poseduesit e Nvidia Shield mund ta shkarkojnë tani përditësimin. Ndërmarrja është duke ofruar po ashtu një program me zbritje gjatë fundvitit për të tërhequr konsumatorët e rinj. Ata që blejnë kartela të caktuara grafike Nvidia GTX do të marrin një zbritje prej 100 dollarë në një Shield, plus kopje falas të Assassin’s Creed IV: Black Flag, Splinter Cell: Blacklist dhe Batman: Arkham Origins. (GameWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>