Lojërat

Përditësimi i Gushtit në Xbox One sjell blerjet mobile në konsolën e lojërave

Aug 20 2014
0 Shpërndarje
Përditësimi i Gushtit në Xbox One sjell blerjet mobile në konsolën e lojërave

Microsoft kishte premtuar se disa veçori të reja do të vinin në përditësimin e konsolës së lojërave Xbox One, dhe tashmë përdoruesit më në fund mund të kenë akses në ndërfaqen e aktivitetit dhe blerjeve mobile. Lëshimi i përditësimit ka filluar që ditën e sotme dhe do të vazhdojë në ditët në vazhdim duke qenë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Kjo do të thotë se përdoruesit do të shohin të ndryshojë ndërfaqja e furnizuesit të aktivitetit në një kolonë të vetme e cila tashmë përfaqësohet nga një listë e gjatë që përfshin më shumë përmbajtje së bashku me mundësinë për të postuar tekst dhe komentuar në këtë seksion. Po ashtu lista e miqve tashmë do të tregojë se përsa kohë një mik i juaji ka qëndruar online.

Blerjet mobile po ashtu janë duke u prezantuar ku përdoruesit mund të blejnë lojëra dhe të shtojnë përmbajtje duke përdorur Xbox SmartGlass ose edhe përmes Xbox.com dhe nëse konsola është e programuar për përditësime automatike, loja e blerë do të fillojë të shkarkohet automatikisht. Xbox One gjithashtu merr një njoftim kur bateria e kontrollerit është duke mbaruar. Po ashtu është shtuar veçoria për të ç’aktivizuar njoftimet gjatë luajtjes së një video-je dhe suporti për 3D Blu-ray. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>