Lajme lojërash

Për muajin e tetë me radhë, PlayStation 4 më i shitur se Xbox One

Sep 17 2014
0 Shpërndarje
Për muajin e tetë me radhë, PlayStation 4 më i shitur se Xbox One

Tashmë është bërë një model. Çdo muaj, NPD tregon për vlerësimet e veta në lidhje me tregun e SHBA-së për industrinë e video lojërave dhe çdo muaj, kompania Sony arrin që me produktin e saj të dëshmojë mbizotërimin ndaj konsollës rivale Xbox One.

Shifrat e arritur gjatë muajit gusht i siguruan kompanisë Sony fitoren e vet të tetë me radhë. Së bashku me PS4 dhe PS3, Sony ishte shitësi më i madh i konsollave për muajin e tretë rresht. Kompania zbuloi gjatë qershorit që deri atëherë ka shitur 10 milionë njësi PS4 në mbarë botën.

Derisa Microsoft vazhdon të qëndrojë prapa rivalit të vet, shitjet e Xbox One janë ende duke shkuar më mirë se sa ato të gjeneratës së kaluar. Sipas NPD-së, shitjet e PS4 dhe Xbox One janë rritur për më tepër se 70 për qind në krahasim me paraardhësit e vet.

Në anën softuerike, Madden NFL 15 ishte loja më e shitur tek shitësit me pakicë, që ndiqet nga pas nga Diablo III: Reaper of Souls. Minecraft dhe The Last of Us zunë vendin e tretë, respektivisht të katërtin. Shitjet softuerike në përgjithësi pësuan rënie në krahasim me gushtin e një viti më parë, për shkak të mungesës së lëshimeve të mëdha për konsollat më të fundit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>