Lajme lojërash

Për krijimin e Assassin’s Creed IV po punojnë mbi 1 mijë persona

Mar 18 2013
0 Shpërndarje
Për krijimin e Assassin’s Creed IV po punojnë mbi 1 mijë persona

Assassin’s Creed IV: Black Flag po prodhohet nga 8 studio të ndryshme të Ubisoft, dhe sipas disa burimeve, numri total i kontribuesve është afërsisht 1 mijë. Shefi ekzekutiv i Electronic Arts, Giordano Contestabile bëri një cicërimë kohët e fundit ku thuhej: “Assassin’s Creed IV po prodhohet nga 7 studio dhe me sa kam dëgjuar rreth 1000 persona.

A nuk është ky një lajm intersant?” Mbi këtë çeshtje një përfaqësues i Ubisoft tha për GameSpot se: “Ubisoft nuk do të komentojë për sa i përket prapaskenave mbi krijimin e lojërave.”

Ubisoft ka në punësim më shumë se 7450 persona në të gjithë botën, duke përfshirë këtu 6250 të dedikuar vetëm në prodhimin e lojërave.

Nëse ajo çfarë ka thënë Contestabile është e vërtetë, atëhere 16% e të gjithë kompanisë po punon mbi Assassin’s Creed: Black Flag.

8 studiot që janë të përfshira në këtë projekt ndodhen në Montreal, Singapor, Sofje, Aneky, Kiev, Kebek, Bukuresht dhe Montpelier. Loja e re do të dalë më 29 tetor dhe do të jetë e disponueshme për Xbox 360, Playstation 3, Playstation 4, PC, Wii U si dhe “platforma të tjera të brezit të ardhshëm”. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>