Lojërat

Pas vonesave të shumta ka mbërritur loja The Last Guadian

Oct 24 2016
0 Shpërndarje
Pas vonesave të shumta ka mbërritur loja The Last Guadian

The Last Guardian ka qenë në zhvillim për një kohë të gjatë. Sa gjatë? Skuadra e saj ka qenë duke punuar në të në faza të ndryshme që nga 2007. Por pavarësisht vonesave të shumta, duke përfshirë edhe një muajin e kaluar, loja më në fund është zyrtarizuar.

Bossi i Playstation Shuhei Yoshida konfirmoi në një tweet. “The Last Guardian më në fund ka mbërritur! Jam kaq i emocionuar që ju më në fund do ta përjetoni atë.”

Kjo do të thotë se faza fillestare e zhvillimit ka mbaruar dhe loja mund të hidhet në një disk fizik tani. Megjithatë, me shtimin e arnimeve të ditës së parë dhe të përmbajtjes të shkarkueshme (DLC), zakonisht ka ende shumë punë për zhvilluesit që të bëjnë pasi kanë arritur këtë pikë të rëndësishme.

The Last Guardian u zhvillua fillimisht nga Fumito Ueda, talenti pas Ico dhe Shadow of the Colossus. Ishte planifikuar që të dilte për PS3, por probleme të ndryshme e kanë sjellë tani në PS4. Loja është planifikuar që të debutojë me 6 dhjetor, por nëse nuk mund të prisni që të merrni një shikim se si do të jetë loja, ju mund të hidhni një sy videos këtu. (Gameworld Albanian)

Lajmet e fundit>