Lajme lojërash

Pas një bllokade prej 13 vitesh, Kina lejon shitjen e konsollave

Oct 2 2013
0 Shpërndarje
Pas një bllokade prej 13 vitesh, Kina lejon shitjen e konsollave

Lojtarët në Kinë kanë shënuar një fitore për të cilën mbase kanë shpresuar për vite: mundësinë për blerë konsolla. Këshilli Shtetëror Kinez, që është vendim-marrësi më i rëndësishëm në vend, gjatë të premtes lajmëroi që ndërmarrjet mund të shesin konsollat e lojërave në Kinë.

Sidoqoftë, në mënyrë që të marrin harduerët në raftet e dyqaneve, ndërmarrjet duhet të kenë të aprovuara pajisjet e tyre nga Ministria e Kulturës. Nuk është e qartë se çfarë mund të shkaktojë një konsollë e caktuar, e që të jetë arsye për t’i bllokuar ato nga shitja.

Wall Street Journal ishte media i parë që raportoi për lajmin. Kina ka bllokuar konsollat që nga viti 2000, kur shteti vendosi që pajisjet e lojërave ishin duke shkaktuar dëme të pariparueshme tek fëmijët dhe adoleshentët. Disa konsolla kanë arritur të futen përgjatë tregut të zi, por shumica e lojtarëve në vend kalojnë kohën në PC duke luajtur për shkak të bllokadës.

Për prodhuesit e konsollave, Kina përfaqëson një mundësi të madhe. Shteti është duke shikuar se si tregu i vet konsumues po eksplodon, duke e bërë si një mundësi shumë të mirë për prodhuesit e pajisjeve. Sidoqoftë, një gjë e vështirë mund të jetë aprovimi nga Kina.

Lejimi i shitjeve të konsollave është pjesë e një bashkësie më të gjerë të rregullave që kanë të bëjnë me zonën e re të lirë tregtare në Shangai. Këto rregulla do të miratohen gjatë tri viteve të ardhshme, duke nënkuptuar që mund të shkojë edhe një kohë derisa konsollat të arrijnë në raftet e dyqaneve. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>