Lojërat

Pas largimit të bllokadës, Xbox One bëhet konzolla e parë që shkon në Kinë

Apr 30 2014
0 Shpërndarje
Pas largimit të bllokadës, Xbox One bëhet konzolla e parë që shkon në Kinë

Derisa Kina ka një biznes të gjallë të lojërave për PC, shteti zyrtarisht ka bllokuar konsollat për video lojëra për shumë vite. Tani që ky vend e ka larguar atë bllokim, Microsoft është duke planifikuar që ta shfrytëzojë këtë treg. Kompania ka planifikuar që të fillojë shitjen e Xbox One në Kinë gjatë shtatorit të këtij viti, që do të mund ta bënte atë konsollën e parë të lojërave që del në shitje në këtë vend që nga viti 2000 – përveç Sony PlayStation 2 që kishte pasur një periudhë të shkurtër të qëndrimit në treg.

Microsoft do ta shes konsollën Xbox One në bashkëpunim me kompaninë kineze BesTV, në mënyrë që të përputhet me kërkesën e Kinës që konsollat e lojërave të prodhohen në një zonë të lirë tregtare në qytetin e Shangait. Shtatori është koha kur Microsoft planifikon ta lëshojë Xbox One në Japoni dhe 25 shtete të tjera.

Kompania ishte duke planifikuar që ta lajmërojë këtë veprim në një ngjarje gjatë mërkurës, por Re/code e prishi befasinë, pasi e kishte raportuar lajmin. Ndonëse Kina në mënyrë teknike ka video konsolla si Eedoo CT510 dhe Huawei Tron, ato nuk përputhen me imazhin tipik të një ekosistemi televiziv të qendërzuar rreth lojërave, që sponsorizohet nga Nintendo, Sony dhe Microsoft. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>