Lojëra Facebook

Pas Candy Crush Saga në Windows 10 vjen Candy Crush Soda

Oct 2 2015
0 Shpërndarje
Pas Candy Crush Saga në Windows 10 vjen Candy Crush Soda

Loja e famshme Candy Crush Saga e ka një kushëri i cili quhet Candy Crush Soda. Gjatë proçesit të zhvillimit të Windows 10-tës në muajt e parë të këtij viti mësuam se Microsoft do të sillte në sistemin e saj operativ lojën Candy Crush Saga.

Ngjalli entuziasëm tek adhuruesit dhe të fiksuarit e kësaj loje. Candy Crush Saga tani është pjesë e Windows 10-tës në formën e një aplikacioni universal. Ditën e djeshme në blogun zyrtar Microsoft njoftoi se edhe Candy Crush Soda ka mbërritur në Windows 10. Mund ta shkarkoni nga Windows Store dhe pjesë e promocioni të debutimit janë edhe 2 orë falas “jetë” pa limit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>