Lojërat

Parasite Eve

Nov 8 2012
0 Shpërndarje
Parasite Eve

Parasite Eve është një lojë aksion horror RPG e zhvilluar nga SquareSoft (tani Square Enix), dhe është e marë nga novela e Parasite Eve, e shkruar nga Hideaki Sena.

Loja është instalimi i parë në seritë e Parasite Eve, e cila u shfaq për herë të parë në Japoni më 29 mars 1998 për PlayStation.

Parasite Eve është një lojë aksion RPG me shumë elementë horror. Lojtari, ku personazhi kryesor është një vajzë me emrin Aya Brea , ecën lirshëm nëpër zona, po kur kalon në ato të quajturat “Hot Spot” ka shance t’i dalin armiq përpara.

Edhe pse nuk ka ndarje ekrani, lojtari duhet të qëndrojë i mbyllur në një zonë me kufij të padallueshme deri sa lufta të mbarojë, duke i vrarë ose duke shtypur komandën Escape”.

Kur lojtari nuk është i angazhuar në betejë ai mund të bëjë ndryshime në çfarë ai mban, dhe një nga karakteristikat e lojrave RPG është eksperieca e cila bën që lojtari të rritet në nivel, dhe sa herë ai rritet në nivel mer BP (Bonus Points), të cilat shërbejnë për të blerë armë dhe municione.

Parasite Eve ka shitur më shumë se 1.9 milion kopje dhe në shkurt 2004, loja shiti rreth 1.05 milion në Japoni dhe 0.89 në Amerikën e Veriut.

Në Japoni ajo u cilësua si loja e 7 në Top Games të 1998. Në 2010 GamesRadar e cilësoi lojën si një nga 7 lojërat e ’90 të cilat duan një ribërje HD. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>