Lojërat

Parasite Eve II

Nov 9 2012
0 Shpërndarje
Parasite Eve II

Parasite Eve II është një lojë aksion horror RPG për PlayStation. Loja u zhvillua nga SquareSoft dhe u publikua në Japoni më 16 Dhjetor 1999, në Europë më 25 Gusht 2000 dhe në Amerikën e Veriut më 12 shtator 2000. Ajo është një vazhdim i Parasite Eve dhe është instalimi i dytë i kësaj serie.

Parasite Eve II është përafruar shumë me lojërat e horrorit dhe i vetmi element i RPG është përdorimi i pikëve të eksperiencës për të patur akses në nivelet më të larta të Parasite Energy, ose ekuivalenti në lojë për fjalën magji.

Disa karateristika të tjera janë atribute si HP (Hit Points ose jeta) dhe MP (Mitokondria Points) të cilat Aya i përdor për të Parasite Energy.

Ndryshe nga seria e kaluar, nuk ka Active Time Bar, e cila ngushton aksionet e lëvizjes gjatë ndeshjes. Ndeshjet marin pjesë në kohë reale dhe lojtari ka mundësi të lëvizin sipas dëshirës, dhe mund të godasin nga pika të ndryshme. Aya përdor mburojë, të cilat shërbejnë jo vetëm për t’a mbrojtur por edhe për të trguar se sa armë mund të mbajë Aya, dhe ka opsione për të shtuar slote shtesë deri në 10.

Ashtu si dhe paraardhësi i saj, Parasite Eve II arriti të shesë më shumë se 1 milion kopje në shkurt 2004 me 0.43 milion të shitura në Japoni dhe 0.66 në pjesën tjetër të botës. GameRankings i dha një vlerësim prej 77%, ndërsa Metacritic 79%. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>