Lojërat

Paraqiten pamje të GTA V

Aug 22 2012
0 Shpërndarje
Paraqiten pamje të GTA V

Rockstar Games kanë qenë mjaft të heshtur për sa i përket publikimit të informacioneve për Grand Theft Auto V.

Fatmirësisht, duket se disa pamje ishin në gjendje t’u shpëtonin sigurisë së lartë dhe të shpërndaheshin. Tre pamje, duke treguar disa forma të transportit – biçikleta, vetura, aeroplanë – janë bërë publike për kënaqësinë tuaj.

Rockstar dëshiron vetëm që t’ju tregojë diçka për GTA V, e jo të përmendë se sa e mirë është loja.

Ashtu siç u përmend më sipër, në këto imazhe të reja shohim pamje të një aeroplani në fluturim, një veturë të markës sportive “Cheeta” dhe një çiklist që nget biçikletën. Të gjitha pamjet paraqiten në një cilësi të lartë, megjithëse jo në standardet e GTA IV.

Për Grand Theft Auto V nuk është vendosur ende data e lançimit, por mbani në mend se Rockstar, zakonisht është shumë i heshtur në këtë aspekt derisa të jenë 100 përqind të sigurt për datën. Kjo nënkupton që data e lëshimit do të jetë brenda një muaji apo dy, në momentin kur Rockstar lajmëron për të.

Deri atëherë, shijoni këto pamje. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>