Lojërat

Paradise

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
Paradise

Paradise është një lojë e vitit2006 e tipit aventure, e krijuar nga White Birds Production, një kompani e krijuar nga Benoit Sokal, që është përgjegjëse gjithashtu për lojërat aventure Amerzone, Syberia, Syberia II, Sinking Island.

Loja bazohet në një novelë e krijuar vetë nga Sokal. Loja, si shumë të këtij tipi me klikime, vështrohet në një perspektivë të vetes së tretë dhe lojtari duhet të klikojë mbi objekte të ndryshme.

Protagonistja kryesore e Paradise është një grua e quajtur Ann Smith, vajza e Mbretit Rodon, diktatori i një shteti Afrikan. Anna është në Evropë.

Kur dëgjon se i ati është sëmur ajo kthehet mbas dhe gjatë kohës që është duke u kthyer në shtëpi, avioni i saj rrëmbehet nga rebelët. Ajo shpëtohet por kur i rikthehen ndjenjat ka humbur memorien dhe nuk e di se çfarë po bën në Afrikë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Paradise
Lajmet e fundit>