Lajme lojërash

Para-porositjet e Xbox One do të shoqërohen me FIFA 14 falas

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Para-porositjet e Xbox One do të shoqërohen me FIFA 14 falas

Microsoft ka qartësuar se vetëm ata që bëjnë porositje paraprake të Xbox One të ditës së parë do të jenë në gjendje që të marrin një kopje falas të FIFA 14 kur konsolla të lëshohet në nëntorin e këtij viti.

Gjatë Gamescom 2013, Microsoft lajmëroi që të gjitha paraporositjet e Xbox One në Evropë do të jenë të shoqëruara me një kod shkarkimi për serinë e fundit të lojës së EA-së. Microsoft nuk ka konfirmuar nëse një promocion i tillë do të jetë edhe për Amerikën e Veriut.

“Kisha disa pyetje për këtë kështu që doja të qartësoja: FIFA 14 do të vijë falas me para-porositje e Ditës së Parë të Xbox One, derisa të ketë në dispozicion,” cicëroi menaxheri i komunitetit të Xbox, Graeme “AceyBongos” Boyd më herët gjatë të hënës.

“Nëse ju tashmë keni bërë para-porositje të Xbox One të Ditës së Parë, ose para-porositni një derisa të jenë në dispozicion, ju do të merrni falas FIFA 14.” Amazon në Mbretërinë e Bashkuar ka mbetur pa ndonjë njësi në dispozicion për Edicionin e Ditës së parë, por shitësit e tjerë madhorë me pakicë ende kanë njësi në dispozicion. “Një tjetër shënim me rëndësi – oferta e Edicioni i Ditës së Parë me FIFA 14 është e vlefshme në Evropë, këtë fundvit, derisa të të jenë në dispozicion,” shtoi Boyd.

Xbox One pritet të lëshohet gjatë muajit nëntor. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>