iOS

Pandemonium

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Pandemonium

Pandemonium është një lojë platformë për PlayStation,Sega Saturn, Microsoft Windows, N-Gage dhe iPhone OS.

Loja përfshin një xhongler të quajtur Fargus dhe Nikki, një gocë që bën magji. Synimi i lojës është gjeta e një makineria e cila plotëson dëshira. Personazhet e duan këtë makineri pasi qyteti i tyre është deformuar dhe duan ta kthejnë në normalitet.

Secili prej dy personazheve ka një stil të veçantë. Fargus ka një sulm me rrotullim, ndërsa Nikki mund të hidhet shumë lart. Loja ka një variacion shumë unik objektesh.

Versionet për Saturn, PlayStation dhe PC kanë 18 nivele, ndërsa ai për N-Gage ka 11. Pandemonium ka një cilësi të quajtur “2.5D Gameplay”.

Gjatë kohës që loja ka poligone 3D, loja zhvillohet në 2D. Përgjatë lojës mund të mblidhen resurse dhe duke mbledhur 300 pasuri merr një jetë shtesë. Gjithashtu mund të futesh dhe në pista shtesë të cilat të japin më shumë dhurata. Loja doli më 31 tetor 1996. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>