Lojërat

Pandemonium 2

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
Pandemonium 2

Pandemonium 2 është një lojë platformë e krijuar nga Crystal Dynamics për PlayStation dhe Microsoft Windows.

U krijua gjithashtu version për Sega Saturn, por ai nuk u publikua kurrë. Loja është një vazhdim i Pandemonium dhe ne PlayStation në vend që të përdorë kartën e memories, pasi mbaron një mision të jep një fjalëkalim.

Pandemonium 2 ka të ashtuquajturën “2.5D Gameplay”. Gjatë kohës që poligonet janë të tipit 3D, loja zhvillohet në 2D. Në dispozicion të lojtarit janë dy personazhe, Nikki ose Fargus, të cilët kanë specialitete të ndryshme në secilin nivel.

Gjatë misioneve lojtarët mbledhin thesare dhe duke mbledhur një numër të caktuar fitohet një jetë shtesë. Këto thesare mund të aktivizojnë gjithashtu nivele bonus ku merr dhurata shtesë.

Gjithashtu mund të fitohen fuqi të reja, por me kusht gjithmonë që të zëvendësojnë ato të vjetrat. Loja doli më 30 shtator 1997 dhe ka shitur më pak se 1 milionë kopje. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>