Lajme lojërash

Pakoja me lojëra nga EA për bamirësi arrin 10 milionë dollarë

Aug 26 2013
0 Shpërndarje
Pakoja me lojëra nga EA për bamirësi arrin 10 milionë dollarë

Duke pasur më pak se 2 ditë në Humble Bundle të EA-së, pakoja për bamirësi është në shpejtësi duke arritur vlerën prej 10 milionë dollarësh, nga pothuajse 2 milionë blerje.

Sipas numrit të shitjeve deri në kohën për shtyp, loja ka shitur 1,938,001 pako, që përfaqësojnë 9,506,631.27 dollarë në shtije me një çmim mesatar të shitjes prej 4.91 dollarë. Lojtarët janë në gjendje që të paguajnë një minimum prej 1 dollarësh për Dead Space 3, Dead Space, Mirror’s Edge, Crysis 2: Maximum Edition, Medal of Honor dhe Burnout Paradise: The Ultimate Box.

Ata që zgjedhin të paguajnë më tepër se mesatarja do të marrin Battlefield 3, The Sims 3: Starter Pack (që përfshin The Sims 3 dhe zgjerimet Late Night Expansion Pack dhe High-End Loft Stuff), e po ashtu edhe lojërat klasike të shtuara si Command & Conquer: Red Alert 3 – Uprising dhe Populous.

Ata që marrin këto pako bamirësie nga promocioni përfshijnë Fushatën për të Drejtat e Njeriut, Watsi, Fondacionin e AIDS-it në San Francisko, Shoqatën Amerikane të Kancerit dhe Kryqin e Kuq Amerikan. EA Humble Bundle përfundon më 28 gusht dhe ka tejkaluar 1 milion shitje për më pak se 36 orë që kur është lëshuar. (GameWorld Albanian)

Tags >

EA Sports
Lajmet e fundit>