Lajme lojërash

OpenKit lançon platformën pa pagesë të lojërave

Sep 27 2013
0 Shpërndarje
OpenKit lançon platformën pa pagesë të lojërave

OpenKit ka lançuar zyrtarisht platformën e saj pa pagesë për lojërat mobile, duke e bërë atë të disponueshme për të gjithë zhvilluesit. OpenKit është themeluar nga Peter Relan, i cili gjithashtu ka krijuar shërbimin OpenFeint.

OpenKit u prezantua dhjetorin e vitit të kaluar.

Në mars OpenKit nxori versionin 1.0, por në një test privat. OpenKit e përcakton veten si platformën e vetme që suporton “Game Center Ids, Google +Ids dhe Facebook IDs”. Karakteristika të shërbimit përfshijnë fituesit, sfidat dhe arritjet. Platforma do të lançohet fillimisht për 10 zhvilluesit nga versioni beta, duke përfshirë edhe realizuesin e lojës së famshme Pivvot. (GameWorld Albanian)

Tags >

OpenKit
Lajmet e fundit>