Lajme lojërash

ObsCure

Jul 31 2012
0 Shpërndarje
ObsCure
ObsCure është një lojë horror-mbijetesë e zhvilluar nga Hydravision Entertainment dhe e publikuar nga DreamCatcher Interactive në Amerikën e Veriut, nga Ubisoft në Kinë dhe nga MC2-Microids në vendet e tjera, për Microsoft Windows, Play Station 2 dhe Xbox.  Loja doli në treg më 1 tetor, 2004 në Europë dhe në Amerikën e Veriut më 6 prill, 2005.
ObsCure është një lojë kooperative me 2 personazhe që i jep mundtësi lojtarit të mbarojë misionet me një shok. Historia e lojës zhvillohet në shkollën e Leafmore High, ku 4 të rinj dalin në kërkim të shokut të tyre të humbur, duke e gjetur veten kështu të bllokuar në errësirat e shkollës ku zhvillohen ngjarje të çuditshme. Lojtari ka 2 zgjedhje për të bërë nga 5 personazhet e ofruar gjatë lojës.

Çdo karakter ka një aftësi speciale të tij, por asnjëri nga ta nuk është i nevojshëm për të përfunduar lojën. Secili personazh performon të njëjtat akte fizike, edhe nëse disave prej tyre u duhet më pak apo më shumë përpjekje se të tjerëve. Nëse njëri nga karakteret vdes gjatë lojës, ai thjeshtë mund të vazhdojë historinë me pjesën e mbetur. (GameWorld Albanian)

Tags >

ObsCure
Lajmet e fundit>