Lajme lojërash

Nvidia mendon se PS4 dhe Xbox 720 do të jenë fundi

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Nvidia mendon se PS4 dhe Xbox 720 do të jenë fundi

Menaxheri i përgjithshëm i Nvidia, Phil Eisler mendon se gjenerata e ardhshme e konsolave për lojra do të jenë të fundit të llojit të tyre, sipas një interviste që ai ka dhënë për VentureBeat.

Xbox 360 ka diku te 7 vjet që ka ndalë ndërsa PS3 rreth 6 vjet. Me rritjen e teknologjisë duket se pasardhësit e tyre nuk do të rrezistojnë më shumë se një dekadë. Kështu pyetja që ngrihet është në 2023 a do të kemi nevojë për një pajisje që duhet lidhur me televizorin? Ka ngjasa që jo, gjithsesi ngelet për tu parë.

E vetmja gjë që është e sigurtë është se shumë gjëra kanë për të ndodhur 10 vitet e ardhshme. E gjitha çeshtja qëndron se a do të mund Microsoft dhe Sony të konkurrojnë me tregun?

Për Nvidia hapi tjetër është teknologjia cloud. Edhe vet Eisler mendon se flet për një kohë shumë të largët. Ai tha se ndoshta për 10 vjet lojtarët e sotëm do ta kuptojnë që duhet të bazohen te cloud, kështu që nuk do të ndodhë brenda natës.

Deri në kohën kur Xbox 720 dhe PS4 do u iki koha, industria do të jetë në një pozicion shumë ndryshe. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>