Lajme lojërash

Nvidia: Luajtja në PC është shumë e mirë se sa në PS4 ose Xbox One

Dec 2 2013
0 Shpërndarje
Nvidia: Luajtja në PC është shumë e mirë se sa në PS4 ose Xbox One

Prodhuesi i pajisjeve harduerike për PC, Nvidia, thotë që PC-të janë “shumë më superiore” ndaj Xbox One dhe PlayStation 4 si një platformë për lojë dhe duhet të jenë alternativa ndaj konsollave të gjeneratës së ardhshme.

“Ne jemi duke propozuar PC-të që të jenë një alternativë e zbatueshme ndaj konsollave të gjeneratës së ardhshme. Lojtarët entuziastë duan sistemin përfundimtar dhe ai është PC-ja,” tha menaxheri i shitjeve në Nvidia, Matt Wright, në një intervistë me MCV.

“Platforma PC është shumë më superiore ndaj secilës konsollë kur bëhet fjalë për lojëra, madje ju mund të merrni të gjitha funksionet shtesë që sjell një kompjuter,” shtoi Wright. Kutitë e vogla për luajtje në PC janë një pjesë madhore e shtytjes së SteamOS të Valve-s për të sjell harduerin PC në dhomën e ndejës, ku makinat e para të Steam pritet të vijnë në vitin 2014.

Por çfarë ndodh rreth vështirësisë në ndërtim dhe mirëmbajtje të një PC-je për lojëra në krahasim me konsollat e gjeneratës së ardhshme? Sipas Wright, pjesë e Nvidia-s në tregun e tanishëm të PC-ve është “ta bëjë luajtjen në PC sa më të thjeshtë të mundshme dhe ne mendojmë që tashmë është duke u bërë më i përshtatur dhe tërheqës ndaj lojtarëve rastësorë,” tha Wright. “Steam tani ka më tepër përdorues se sa Xbox Live,” shtoi ai. “Është një gjeneratë e tërë e re që u rrit në PC me tituj si Minecraft ose World of Tanks. Është një komunitet i madh që e duan luajtjen e lojërave të tyre në PC.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>