Lajme lojërash

Nuk ka Street Fighter V deri në vitin 2018

Aug 8 2013
0 Shpërndarje
Nuk ka Street Fighter V deri në vitin 2018

Siç duket, dashamirësit e lojës së pestë të Street Fighter do të duhet të presi shumë gjatë. Prodhuesi i Capcom, Tomoaki Ayano tha në një intervistë për VG247 që ndërmarrja do ta përgatis Street Fighter V deri në vitin 2018.

“Zhvillimi i lojës është një proces i gjatë dhe i rëndë. Nëse shikoni historinë e serive, na u deshën gjashtë vite të shkonin nga Street Fighter II në Street Fighter III dhe nëntë vite për të shkuar nga Street Fighter III në Street Fighter IV,” tha ai.

Ai shtoi në intervistë që karakteret e rinj të Ultra Street Fighter IV – si Elena, Rolento, Hugo dhe Poison – nuk janë thjeshtë karaktere nga Street Fighter X Tekken.

“Nëse ne do të kopjonim nga SFxTekken, ata me siguri do të ishin karakteret më të fortë në lojë. Arsyeja për këtë është për shkak të dallimit të sistemit në lojë, më së shumti për “Boost Combos”,” tha ai. “Bost Combos formuan bazën e sistemit të luftës në Street Fighter X Tekken dhe nuk ekzistojnë në Street Fighter IV.

Përveç ndryshimit të karaktereve për një makinë të lojës pa Boost Combos, secili do të ketë nevojë që të ketë shumë lëvizja të shtuara po ashtu, si Ultra Combos dhe Super Combos. Një këputje e thjeshtë nuk do të na e lejonte që të bëjmë ndryshimet e nevojshme, kështu që shumë punë është duke u bërë prapa skenave.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>