Lajme lojërash

NSA mund të jetë duke spiunuar lojtarët e Angry Birds

Jan 28 2014
0 Shpërndarje
NSA mund të jetë duke spiunuar lojtarët e Angry Birds

Dokumentet e reja të ofruara nga ish-kontraktuesi i Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë (NSA), Edward Snowden për New York Times tregojnë që NSA-ja dhe bashkëpunëtori i saj britanik kanë mundësinë që të grumbullojnë të dhëna nga aplikacionet mobile si Angry Birds.

Agjencitë e bëjnë këtë jo duke bërë vetë sulmin ndaj aplikacioneve, por në vend të kësaj duke ndërmjetësuar profilet e reklamuese të palës së tretë, duke i futur ato brenda për informacione, e më pas krahasimi i tyre kundër listës së personave që agjencia e inteligjencës i ka nën vëzhgime, tregojnë dokumentet. Agjencitë qeveritare kanë mundësinë që të futen në këtë mënyrë dhe për vite e kanë bërë këtë gjë, por nuk është e qartë se si një praktikë e tillë mund të arrijë në gjetjen e të dyshuarve për terrorizëm.

Në rastin e Angry Birds, një raport britanik prej 20 faqesh që datonte nga viti 2012 tregon kodin e kompjuterit që është i nevojshëm për të pastruar profilet e përdoruesve që duken kur përdoruesit e Androidit luajnë Angry Birds. Nuk është befasi që Angry Birds është si cak nga NSA-ja, teksa loja është shkarkuar 2 miliardë herë dhe është luajtur nga 200 milionë njerëz në një bazë mujore.

Rregullat për Privatësi të kompanisë Rovio të postuara në uebfaqen e saj shpjegojnë që kompania mund të grumbullojë të dhëna të përdoruesve, por jo për fëmijët nën moshën 13 vjeçare. Një zëdhënës nga Rovio tregoi për New York Times që kompania nuk ishte në dijeni për përpjekjet e inteligjencës amerikane dhe britanike dhe as që është e përfshirë në bashkëpunime me këto agjenci. Angry Birds nuk është loja e parë e cila spiunohet nga agjentët e fshehtë. Dokumentet e zbuluara nga Snowden të lëshuara vitin e kaluar tregonin që spiunët amerikanë dhe britanikë ishin futur në Xbox Live, World of Warcraft dhe Second Life në një përpjekje për të sulmuar terroristët. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>