Lojërat

Nox

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Nox

Nox është një lojë aksion RPG e krijuar nga Westwood Studios dhe e publikuar nga Electronic Arts në 2000 për Microsoft Windows.

Loja tregon historinë e Jack, një i ri që shkon në një univers paralel me karakteristika fantazie dhe me misionin për të shkatërruar shtrigën e keqe Hecubah dhe ushtrine e saj me të pavdekshëm. Në sajë të zgjedhjeve që bën në lojë, llojin e lojtarit që bëhesh në fillim të historisë si dhe detajeve të tjera, loja ka 3 histori shumë të ndryshme nga njëra tjetra ku secila të çon në një mbyllje ndryshe.

Në lojën multiplayer lojtarët ndeshen midis tyre deri në vdekje ose në ndeshje ku duhet kapur flamuri. Loja ishte nga më të përfoluara në E3 1999 si dhe u prit mirë nga gazetarët.

Në fakt ata vlerësuan sistesim TrueSight i cili shërben për ndryshimin se si i shikon gjërat. Loja shumë shpesh krahasohej me Diablo II e cila doli gjashtë muaj pas Nox. Duke u bazuar në 33 analiza, GameRanking e vlerësoi me 81 nga 100. (GameWorld Albanian)

Tags >

Nox
Lajmet e fundit>