Lojërat

Nocturne

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Nocturne

Nocturne është një lojë horror mbijetese e vendosur në fundin e viteve 1920 dhe fillimin e viteve 1930 në kohën e Depresionit të Madh.

Në lojë merret kontrolli i “të panjohurit” i cili është pjesë e organizatës së shërbimit sekret Amerikan të quajtur Spookhouse, krijuar nga presidenti Roosvelt me qëllim luftën kundër mostrave. Ai bën kërkime mbi qenie të mistershme si njerëz, ujk, zombi dhe vampira.

Loja kishte një grafikë shumë të sofistikuar për kohën dhe një nga pikat më të forta ishte krijimi realistik i hijeve që shfrytëzonin motorin e lojës.

Krijuesit e lojës rekomandojnë fort që loja të luhet në errësirë për efekt maksimal. Audioja është gjithashtu shumë e detajuar, dhe është përdorur gjithashtu në shumë lojërat që dolën më vonë. Loja është e krijuar në bazë të akteve njësoj sikur është vendosur në skenë.

Nocturne ka marrë miksime vlerësimesh, por përgjithësisht ishin shumë të mira për shkak të atmosferës që ofronte. GameSpot i dha lojës notën 7.0 nga 10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Nocturne
Lajmet e fundit>