Lojërat

Njihuni me specifikat e Xbox-it të ardhshëm

May 24 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me specifikat e Xbox-it të ardhshëm

Microsoft-i më në fund prezantoi konsolën e vet të ardhshme, Xbox One. Tashmë të gjitha spekulimet janë rrëzuar dhe janë zbuluar detajet e vërteta të konsolës.

Sipas asaj çka vetë kompania ka nxjerrë, këto janë specifikat e Xbox One:

· CPU/GPU: AMD me tetë bërthama APU

· RAM: 8 GB DDR3

· Hapsirë: 500 GB

· Blu-ray

· 802.11n Wi-Fi, Wi-Fi Direct

· Dy porta USB 3.0 dhe një HDMI

· Arkitekturë x86-64

Gjithsesi ka akoma disa detaje të cilat kompania nuk i ka bërë të ditura si çmimi që do të ketë, data që do të dalë, nëse do të dalë në të gjithë botën të njëjtën ditë si dhe 3 lojërat ekskluzive për të që pritet të zbulohen në E3 2013. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>