Lajme lojërash

Njihuni me skuadrën e video lojërave që fitoi 5 milionë $

Jul 22 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me skuadrën e video lojërave që fitoi 5 milionë $

Pas një beteje për pesë më të mirët mes dy skuadrave më të mëdha të Kinës, Valve gjatë të hënës ka shpallur një kampion të ri të lojës së vet që është falas për t’u luajtur, Dota 2.

Skuadra Newbee fitoi përballë Vici Gaming në katër lojëra dhe fitoi çmimin e madh prej 5,028,308 dollarë, që mund të ndahet mes pesë lojtarëve dhe skuadrës së tyre mbështetëse të trajnerëve dhe menaxherëve. Vici Gaming mund të zhgënjehen me lojën e tyre, por ata kthehen në shtëpi me një çmim jo edhe aq të vogël: si skuadra që zuri vendin e dytë, kjo skuadër ka marrë 1.5 milionë dollarë.

International 4 ka qenë deri tani ngjarja më luksoze dhe më e spikatur në histori të lojërave garuese. Skuadra fituese e Aegis of Champions, Newbee ishin duke përgatitur një grup të lojtarëve të talentuar nga skuadrat e tjera të mëdha kineze.

Përgatitja e këtij ekipi ishte etiketuar si Skuadra e Ëndrrave nga Kina dhe, ndonëse u bënë disa ndryshime derisa u përgatit ekipi final, qëllimi përfundimtar i pushtimit të The International është arritur. I pyetur se si u ndjenë pasi që tani janë milionerë, secili nga pesë lojtarët u përgjigj duke thënë se ishte “shumë mirë”. (GameWorld Albanian)

Tags >

dota
Lajmet e fundit>