Lajme lojërash

Njihuni me shtatë lojërat që konsiderohen edukuese

Jul 28 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me shtatë lojërat që konsiderohen edukuese

Jemi në mes të verës dhe dëshira për tu fokusuar te lojërat është e madhe. Por ekzistojnë disa lojëra të cilat fshehin sekrete “të errëta”. Këto lloj lojërash mund t’ju mësojnë gjëra pa të cilat ju nuk do të arrinit t’i vinit re. Këta fitues janë sa zbavitës aq edhe formues.

Minecraft

Është diçka shumë e mirë që kjo lojë përveçse zbavit fëmijët ndër vite, ju mëson atyre çdo gjë mbi gjeometrinë. Është pranuar që po ju mëson gjithashtu që diamantet mund të kthehen në shpata të shkëlqyera dhe të hipësh mbi një derr është një sjellje e pranueshme nga ana sociale. Mirë ose keq, është vështirë të luash me Minecraft dhe të mos mësosh asgjë.

LittleBigPlannet 2

Sipërfaqësisht duket si një platformë loje me të cilën mund të budallepsesh me disa nivele komponentësh. Por nën këtë platformë ti mund të krijosh një lojë tënden duke përdorur gjuhë programimi grafike të pasura dhe kjo është shumë fleksibël për të bërë gjithçka nga vrapuesit te qitësit. Nëntorin që vjen, mbani sytë hapur për instalimin e tretë.

Bookworm

Bookworm është një lojë që jo vetëm është edukuese, por vjen me një fjalor ndërtues brenda saj. Çdo lojë e cila ka të bëjë me fjalëformimin, nuk ka se si të mos jetë edukuese.

Scribblenauts Unlimited

Një tjetër lojë interesante për të frymëzuar interesin ndaj fjalorit. Kjo lojë vendos lojtarët përballë zgjidhjes së një problemi me anë të imagjinatës, fjalëve të tyre.

Civilization 5

Jep një ide mbi faktorët që ka shtyrë botën moderne të jetë ajo që është sot.

Oregon Trail

Oregon Trail është një lojë e cila nuk mund të mos ishte ndër lojërat edukuese të listuara. Kjo lojë është përgjegjëse për rrëfimin e historisë Amerikane, planifikimin strategjik etj. Kjo lojë luhet sot për sot në 3DS, iOS, ose Android.

SimCity

Sim City jep njohuri mbi menaxhimin e buxhetit, planifikimet urbane, ekonominë dhe ambientalizmin. (GameWorld Albanain)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>