Lajme lojërash

Njihuni me Obox, konsolën Android që do të lançohet brenda këtij viti

Jan 9 2015
0 Shpërndarje
Njihuni me Obox, konsolën Android që do të lançohet brenda këtij viti

Gjatë eventin CES, Snail, një kompani kineze lojërash prezantoi një konsolë mbi të cilën ajo po punon dhe që parashikohet të lançohet brenda këtij viti. Obox është një platformë lojërash Android. Snail nuk bëri të ditur çmimin e këtij produkti, por shtoi se Obox do të shitet në forma të ndryshme duke i ofruar konsumatorëve opsione të shumëllojshme dhe të personalizuara.

Gjatë prezantimit kompania deklaroi se kjo konsolë do të shitet në tregun amerikan dhe atë kinez. Gjëja më e veçantë e kësaj konsole është komponenti 3D. Obox është e aftë të marrë lojëra dhe ta kthejë grafikën e tyre në 3D. Padyshim që kjo teknologji inovatore do të ndikojë në pjesën e tregut të Android. Përsa i përket kompanisë Snail, ajo është një kompani softuerësh që ka hedhur në treg disa produkte por tanimë po kërkon të udhëheqë lojërat në një drejtim të ri. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>