iOS

Njihuni me ‘Mr Jump’ lojën që ka pushtuar App Store dhe pritet të jetë po aq e suksesshme sa Flappy Bird

Apr 14 2015
0 Shpërndarje
Njihuni me ‘Mr Jump’ lojën që ka pushtuar App Store dhe pritet të jetë po aq e suksesshme sa Flappy Bird

Në fundjavën e parë pas lancimit të lojës ‘Mr Jump’, më shumë se 5 milion përdorues e shkarkuan atë fillimisht vetëm për të shuar kuriozitetin e tyre. Mr Jump, ashtu si dhe Flappy Bird i cili u kthye në lojën më popullore vitin që shkoi, ja ka dalë të vendosë një balancë midis vështirësisë dhe tërheqjes që ofron kjo lojë për përdoruesit. Për shkak të kënaqësisë që përdoruesit marrin nga kjo lojë, Mr Jump arriti 10 milion shkarkime vetëm dy javë pas lancimit.

Koncepti i Mr Jump është i thjeshtë; klikoni vazhdimisht mbi ekran për komanduar Mr Jump që të hidhet duke tejkaluar pengesat. Mr Jump i duhet të mbijetojë aq gjatë sa të arrijë deri në nivelin e 12-të. Reagimet e lojtarëve ishin të ngjashme me ato Flappy Bird; ‘Ky nivel është i pamundur, nuk mund ta kaloj në nivelin tjetër’. Pikërisht kjo gjë i shtyn përdoruesit të shkarkojnë lojën duke e parë atë si një sfidë të cilën duhen ta kalojnë, deklaroi Thomas Castel, një nga tre zhvilluesit që fshihet pas Mr Jump. Kjo lojë arriti të bëhej shumë shpejt popullore dhë të arrinte një audiencë të gjerë përmes shpërndarjeve në rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook.

Castel dhe dy zhvillues që ndërtuan këtë lojë, Jeremie Francone dhe Alexandre Konieczny filluan të ndërtonin aplikacione së bashku në vitin 2010 pas diplomimit. Suksesi i tyre i parë ishte një klon i Flappy Bird, Mr Flap. Tanimë është koha e suksesit për Mr Jump. Një produkt i tjetër i suksesshëm i kësaj skuadre ishte dhe Bicolor një lojë puzzle e bazuar në dy ngjyra e cila u promovua nga Apple. (GameWorld Albanian)

Tags >

Mr Jump
Lajmet e fundit>