Lajmet

Njihuni me lojtarin i cili ka më tepër abonentë se Justin Bieber

Mar 17 2014
0 Shpërndarje
Njihuni me lojtarin i cili ka më tepër abonentë se Justin Bieber

Felix Kjellberg ka më tepër se 25 milionë abonentë në YouTube, më tepër se 3.8 miliardë shikime në videot e tij dhe ka përfituar miliona dollarë nga reklamat – të gjitha këto duke e incizuar veten duke luajtur video lojëra dhe duke bërë komentime.

Nëse nuk e keni parë Kjellberg, ose PewDiePie, siç njihet ai në YouTube, kjo video është një hyrje e mirë. Dhe nëse doni të mësoni më tepër për Kjellberg, si dhe lojtarët e tij miq në të ashtuquajturin zhanri “Le të luajmë” dhe ata që e kanë punë të plotë postimin e videove në YouTube rreth lojërave, atëherë lexojeni këtë nga Christopher Zoia në The Atlantic. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>