Lajme lojërash

Një zhvillues i lojërave fiton mesatarisht 83 mijë $ në vit në SHBA, femrat fitojnë më pak

Jul 24 2014
0 Shpërndarje
Një zhvillues i lojërave fiton mesatarisht 83 mijë $ në vit në SHBA, femrat fitojnë më pak

Sipas sondazhit për mesataren e pagave vjetore nga Gamasutra, një zhvillues i lojërave në SHBA fitoi 83,060 dollarë gjatë vitit 2013, që janë të dhëna të grumbulluara nga 4,000 zhvillues. Kjo është një rënie e vogël në krahasim me vitin 2012, kur numri ishte 84,337 dollarë, por është një rritje në krahasim me sasinë e fituar mesatarisht nga zhvillueset femra.

Sërish, kemi një dallim të pagave mes meshkujve dhe burrave, ku meshkujt mesatarisht patën pagën vjetore prej 85,074 dollarë, në krahasim me 72,882 dollarë për femra. Me fjalë të tjera, femrat fituan mesatarisht 86 për qind të shumës së meshkujve, ndonëse kjo shifër dallon varësisht nga pozita. Për shembull, femrat në fushën për audio kanë fituar 68 për qind të asaj që fitojnë meshkujt, ndërsa dizenjatorët femra kanë fituar 94 për qind të pagës mesatare vjetore të homologëve të tyre meshkuj.

Dallimi i pagës në bazë të gjinisë mbetet një problem jo vetëm për industrinë e lojërave, por edhe për tërë ekonominë amerikane si tërësi. Katërmbëdhjetë për qind e atyre që morën pjesë në sondazh treguan që ata u pushuan nga puna gjatë vitit. Ajo shifër ka shënuar rënie në çdo tre vitet e fundit.

Në anën tjetër, 60 për qind kanë pësuar ngritje të fitimeve në krahasim me ato që janë arritur gjatë vitit 2012. Sa i përket fushave të mbuluara në sondazh, “biznesi dhe menaxhimi” dolën të jenë fusha më e paguar në SHBA (101,572 dollarë pagë mesatare vjetore), e ndjekur nga pas nga profesionistët e zërit (95,682 dollarë) dhe programuesit (93,251 dollarë). (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>