Lajme lojërash

Një video në YouTube paraqet panelin e Xbox One

Sep 10 2013
0 Shpërndarje
Një video në YouTube paraqet panelin e Xbox One

Një përdorues në YouTube, sipas një raporti nga Polygon, ka ngarkuar një video dy minuta e gjysmë të gjatë duke treguar atë që ai thotë se është një paraqitje e një paneli në fazën beta të Xbox One.

Klipi (origjinali është fshirë dhe më pas është ri-ngarkuar nga përdorues të tjerë) përfshin një pamje të ndërfaqes së përdoruesit të stilit Metro të Windows 8 dhe veçorinë e re My Pins që iu mundëson lojtarëve vendosjen e aplikacioneve, përmbajtjes dhe lojërave më të përdorura për qasje më të lehtë në ballinë.

Derisa Microsoft më parë kishte diskutuar dhe demonstruar kalimin e shpejt mes burimeve të ndryshme, si gjatë kalimit mes televizionit të drejtpërdrejtë dhe lojërave, duket që përdoruesit po ashtu do të jenë në gjendje që të minimizojnë lojërat dhe të hulumtojnë panelin. Lojtarët më pas do të jenë në gjendje që të rikthehen në lojë me ekran të plotë duke shtypur butonin guide në kontrolluesin e Xbox One.

“Kjo është ende me shumë pengesa, ka shumë vrima në të sepse është beta” thuhet nga postuesi i videos. Është e paqartë nëse videoja ishte në të vërtet duke e paraqitur një version beta të kësaj pajisjeje. Një përfaqësues nga Xbox nuk u arrit që të komentojë në kohën e publikimit. Xbox One është planifikuar që të lëshohet në 13 vende më 22 shtator për 499 $/499 €/429 £/ 599 A$. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>