Lojërat

Një version beta i Battlefield 4 fillon më 1 tetor

Sep 15 2013
0 Shpërndarje
Një version beta i Battlefield 4 fillon më 1 tetor

Një version i hapur beta për Battlefield 4 do të lëshohet më 1 tetor, ka lajmëruar Electronic Arts. Versioni beta do të jetë në dispozicion për të gjithë lojtarët që përdorin Xbox 360, PlayStation 3 dhe PC. Një version “Ekskluziv” i Battlefield 4 ishte lajmëruar më parë për poseduesit e Battlefield 3 Premium, për ata që kanë para-porositur versionin Battlefield 4 Digital Deluxe dhe poseduesit e Medal of Honor: Warfighter. Nuk është e qartë se kur do të lëshohet ky version.

Battlefield 4 është planifikuar që të lëshohet për konsollat e gjeneratës së tanishme dhe për PC më 29 tetor. Për më tepër në lidhje me versionin beta të Battlefield 4, shikoni një faqe për përgjigjet për pyetjet e shpeshta në uebfaqen e lojës. EA po ashtu ka treguar për datat e lëshimit për Xbox One dhe PlayStation 4 të lojërave Madden NFL 25, FIFA 14 dhe Battlefield 4. Këto lojëra pritet të jenë në dispozicion më 19 nëntor (Amerikë Veriore)/ 21 nëntor (Evropë) për Xbox One dhe 12 nëntor (Amerikë Veriore)/29 nëntor (Evropë) për PlayStation 4. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>