Android

Një lojë e re Pokemon po vjen për telefonët

May 31 2017
0 Shpërndarje
Aktualisht aplikacioni është i disponueshëm vetëm në Japoni në Android për 10,000 përdoruesit e parë. Loja përmban 134 pokemonë të 52 niveleve nga 6 ishuj. Një lojë e re Pokemon po vjen për telefonët

Kompania Pokemon lajmëroi se një titull i ri do ti shtohet listës së lojërave i quajtur PokeLand.

Me anë të saj lojtarët mund të grumbullojnë versione lodre të pokemonëve. Pokeland është e gjitha një luftë mes përbindshave të niveleve të ndryshme.

Ajo është zhvilluar nga Ambrella, e njëjta studio e cila ka zhvilluar Pokemon Rumble për Wii, WiiU dhe 3DS. Loja në mënyrë që të funksionojë kërkon një lidhje interneti.

Aktualisht aplikacioni është i disponueshëm vetëm në Japoni në Android për 10,000 përdoruesit e parë. Loja përmban 134 pokemonë të 52 niveleve nga 6 ishuj.

Përdoruesit e versionet beta mund të luajnë vetëm 15 nivelet e para të lojës. Nuk dihet nëse loja do të ngelet vetëm në Japoni apo në mbarë botën por beta përfundon më 9 Qershor. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>