Lojërat

Një konsolë e re Nintendo 3DS do të vijë në muajin shkurt

Jan 15 2015
0 Shpërndarje
Një konsolë e re Nintendo 3DS do të vijë në muajin shkurt

Kompania Nintendo do të përpiqet të shesë një 3DS përsëri. Gjatë një prezantimi ditën e mërkurë, ajo lançoi një model të ri 3DS që sjell një risi në këtë linjë konsolesh. Mësohet se kjo konsolë e cila do të lançohet më 13 shkurt dhe do të shitet për 200 $, do të përfshijë opsionin që identifikon fytyrën. Kjo gjë do ti mundësojë përdoruesve edhe të shohin efektet 3D të lojërave.

Nintendo 3DS XL, siç quhet zyrtarisht, të ketë gjithashtu një procesor shumë të shpejtë, kohëzgjatje më të madhe baterie. Kjo konsolë është kompatibël me të gjitha lojërat 3DS, por pritet që lojërat që do të lançohen në vijim të përdoren vetëm në këtë platformë. Nintendo premton dhe shkarkim më të shpejtë dhe mbështetje për figurat amiibo. E veçanta është se Nintendo 3DS do të shitet pa karikuesin shoqërues AC. Por kompania do të ofrojë dy video lojëra klasike; The Legend of Zelda dhe Monster Hunter 4 Ultimate. (GameWorld Albanian)

Tags >

nintendo
Lajmet e fundit>