Lajme lojërash

Një episod i ri i lojës “Minecraft” do të vijë në 2015

Dec 20 2014
0 Shpërndarje
Një episod i ri i lojës “Minecraft” do të vijë në 2015

Të enjten Telltale Games prezantoi një version të ri të Minecraft: Story Mode, episode i cili pritet të jetë i disponueshëm për të gjitha pajisjet kudo në botë në vitin 2015. Kjo lojë është menduar si një produkt i pavarur që nuk do të ndikojë në lojën kryesore. Zhvilluesi tha se ata nuk po mundohen të ndërtojnë një histori ‘zyrtare’ të Minecraft apo të shpjegojnë botën e Minecraft me detaje.

Në vend të kësaj loja do të sjellë karaktere të rinj në një histori të hartuar nga Mojang, Telltale dhe komuniteti i Minecraft. Ekzaktësisht se si do të kontribuojë komuniteti në lojë akoma nuk është tepër e qartë. Mojang tha gjatë një deklarate se ata kanë kuptuar që ka një kërkesë masive për skena fiksioni nga audienca e gjerë.

Duhet të themi se ky ka qenë një vit tepër i zënë për Minecraft. Në muajin shtator, Microsoft ‘bleu’ Mojang për 2.5 miliard dollar ndërsa një nga themeluesit e kësaj kompanie, Markus Persson dha dorëheqjen. Për Telltale, kjo është më e fundit e disa serive episodike. Pas suksesit të The Walking Dead para dy vitesh, kompania lançoi lojëra të ngjashme të bazuara në Borderland, komikët Thë Fables, ku më e fundit ishte The Game of Thrones. (PCWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>