Lojërat

Nintendo zbulon 3DS XL me ekran më të madh

Jun 26 2012
0 Shpërndarje
Nintendo zbulon 3DS XL me ekran më të madh

Wii U nuk është e vetmja plaftormë e madhe që vjen nga Nintendo. Në fushën e lojërave, Nintendo sot zbuloi planet për nxjerrjen e një versioni XL të 3DS, me një ekran që është pothuajse 2 herë më i madh, sesa versioni origjinal. Pajisja do të dalë në tregjet e ShBA-ve me datën 19 gusht 2012 dhe atë me një çmim prej 200 dollarësh.

Pritet që pajisja të ketë gjithashtu një bateri të përmirësuar, pavarësisht ekranit më të madh. Nintendo 3DS XL do të vijë me një kartelë memorjeje SD 4GB në të cilën do të bëhet e mundur ruajtja e fotove, muzikës apo edhe lojërave të shkarkuara nga dyqani eShop i Nintendos.

“Asnjë platformë lojërash të kësaj përmase nuk do të sjellë më shumë kënaqësi sesa Ninstendo 3DS,” tha presidenti i Nintendos për ShBA. “Me lansimin e 3DS XL më 19 gusht, konsumatorët do të jenë në gjendje të shijojnë një mori lojërash të reja në një madhësi më të madhe.”

Gjithashtu e programuar për të dalë në treg më 19 gusht është edhe loja e re Super Mario Bros. 2. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>