iOS

Nintendo zbuloi modalitetet e lojës Super Mario Run

Dec 9 2016
0 Shpërndarje
Nintendo zbuloi modalitetet e lojës Super Mario Run

Nintendo zbuloi më shumë detaje të lojës së ardhshme, Super Maerio Run. Me datën 15 Dhjetor që afrohet dita ditës për përdoruesit iOS, titulli i ri sjell lojën klasike me formulën e vraprimit automatik.

Në mënyrë që Super Mario Run të ofrojë një eskperiencë e cila përjetohet me një dorë të vetme, karakteri vrapon në ekran dhe kontrollohet me vetëm një të prekur të ekranit. Prekja mbi ekran përcakton se kur dhe mënyrën sesi do të kërcejë Marioja.

Ekipi i Nintendo ka përfshirë një sërë veçorish klasike si nivelet, armiqtë, fuqitë por me modele të ridizenjuara. Loja ka disa modalitete: Me Toad Rally mund të rivalizoni miqtë të tjerë lojtarë në mbarë botën në përpjekje për të grumbulluar sa më shumë monedha.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni mënyrën e të luajturit në Super Mario Run në videon në këtë lidhje. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>