Lajme lojërash

Nintendo Wii U vjen në 18 nëntor në SHBA për 300$ dhe 350$

Sep 18 2012
0 Shpërndarje
Nintendo Wii U vjen në 18 nëntor në SHBA për 300$ dhe 350$

Nintendo lajmëroj se platforma e saj më e re për lojra do të dalë në Japoni në 8 dhjetor 2012 me versionin bazë për 26,250 jen. Sot kompania tha se SHBA-ja do ta marrë akoma më herët, pasi sistemi i ri është planifikuar të dalë në 18 nëntor.

Presidenti i Nintendo Satoru Iwata tha në një video të regjistruar dje se të dyja pajisjet do të kenë 2GB RAM i cili do të ndahet përgjysëm për memorje loje dhe memorje sistemi. Lojrat do të ngarkohen nga një disk optic që mund të ruajë informacion deri në 25G dhe lexon 22,5MB/S. Do të konsumojë maksimalisht 75W por Iwata tha se konsumi mesatar do të jetë diku te 40W.

Dy versione do të jenë të disponueshme: modeli bazë prej 26,250 jen në japoni dhe 299,99$ në SHBA. Ndërsa version më i mirë do të jetë ngjyrë e zezë dhe do të kushtojë 31,500 jen dhe 349,99$. Përveç ndryshimit të ngjyrës të dyja kanë të njëjtat pajisje po ndryshojë në hapsirë.

Versioni bazë ka 8GB kurse tjetri 32GB. Versioni më i lirë vjen me një Gamepad Wii U, adaptor AC dhe fishë HDMI. Kontrollueset 6.2 inç touchpad do të jenë të disponueshme për tu blerë më vete.

Ata që preferojnë mënyrat tradicionale mund të blejnë kontrolluesin e stilit Xbox 360 Wii U Pro. Gjatë prezantimit të djeshëm u lajmërua për 2 lojra, Super Mario Bros i cili kushton 5,985 jen dhe Nintendo Land për 4,935 jen.

Mediat lajmëruan tituj të tjerë si 007 Legends, Call of Duty Black Ops 2, NBA 2013, Wipeout 3 dhe të tjera. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>