Lojërat

Nintendo shiti vetëm 160,000 sisteme Wii U në mbarë botën

Aug 1 2013
0 Shpërndarje
Nintendo shiti vetëm 160,000 sisteme Wii U në mbarë botën

Nintendo pati një humbje prej një shume që është rreth 50 milionë dollarë në shitjet neto të 832 milionë dollarëve në tremujorin e parete vitit të vet financiar që përfundon në mars të vitit 2014, ka lajmëruar vetë ndërmarrja.

Përfitimet neto ishin 88 milionë dollarë dhe ndërmarrja nuk ka bërë ndërrim rreth parashikimit të vet paraprak që përfitimet neto të jenë diku rreth 10 miliardë dollarë në vitin e tanishëm fiskal.

Vetëm 160,000 konsolla Wii U janë shitur në mbarë botën gjatë periudhës prill – qershor, së bashku me 1.03 milionë njësi softuerike. Shifra paraqet një rënie prej 51.3 për qind me tremujorin e kaluar; konsolla tani ka shitur 3.61 milionë njësi në mbarë botën megjithëse ishte bërë parashikimi fillestar nga Nintendo për 5.5 milionë sistemeve të bartur në fund të marsit.

Nintendo thotë që shitjet harduerike ende kanë një ndikim negativ në linjën e poshtme të ndërmarrjes, duke treguar që, edhe pse janë këta numra jombresëlënës – sistemi është ende duke u shitur si një udhëheqës i humbur.

Ndërmarrja ka bartur 1.4 milionë pajisje 3DS gjatë tremujorit, që paraqet rënie prej 25 për qind në vitin e fundit, por shitjet e softuerit u rritën për 49 për qind më tepër, që janë nxitur nga titujt si Tomodachi Collection: New Life në Japoni dhe Animal Crossing: New Leaf në perëndim. Nintendo në fakt ka arritur të shes më tepër konzolla Wii se sa Wii U gjatë këtij çereku, duke shitur 210,000 njësi. (GameWorld Albanian)

Tags >

nintendo
Lajmet e fundit>