Lajme lojërash

Nintendo: Realiteti Virtual nuk është gati që të vijë në treg

Jun 15 2014
0 Shpërndarje
Nintendo: Realiteti Virtual nuk është gati që të vijë në treg

Shigeru Miyamoto, që është krijues i franshizave si Mario, Zelda dhe Donkey Kong – e provoi pajisjen Oculus Rift në E3, por presidenti dhe zyrtari i lartë operativ i Nintendo-s për Amerikë Reggie Fils-Aime nuk mendon që realiteti virtual është gati që të vijë në treg. “Për ne, e tëra ka të bëjë rreth lojës argëtuese,” tha në E3 Fils-Aime. “Kjo është ajo që duam. Ne duam një përvojë argëtuese dhe tërheqëse. Për momentin, teknologjia ende nuk është atje, sipas vizionit tonë.”

Sidoqoftë, Fils-Aime nuk e përjashtoi mundësinë që Nintendo do të eksperimentojë me realitetin virtual nëse Nintendo e sheh si gjë të përshtatshme. “Natyrisht, është diçka rreth të cilës jemi duke shikuar,” tha ai. “Ne shikojmë në një varg të gjerë të teknologjive. Kur të jetë atje dhe të mundësohet një përvojë argëtuese, ne do të jemi atje po ashtu.”

Sony, natyrisht është duke punuar fuqishëm në pajisjen e vet për realitetin virtual, Project Morpheus dhe shefi i Xbox-it, Phil Spencer, më parë kishte thënë që realiteti virtual nuk është gjë në modë. Ubisoft dhe Electronic Arts thanë që ata janë duke eksperimentuar me realitetin virtual dhe zëvendës presidenti ekzekutiv në EA Studios thotë që “e tëra që duhet të bëni është të vendosni pajisjen Oculus ose Morpheus në kokën tuaj dhe ta kuptoni që RV (realiteti virtual) është tani përfundimisht në pikën ku duhet të jetë e zbatueshme.” (GameWorld Albanian)

Tags >

nintendo
Lajmet e fundit>